Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...
, 12.04.2011
Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Zenun Pajaziti, kryetar, shqyrtoi raportin e Autoritetit të Aviacionit Civil dhe atë të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave, për vitin 2010.
Drejtori i përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil, Dritan Gjonbalaj, dhe kryesuesi i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave, Halit Gara, në vija të përgjithshme pasqyruan punën e këtyre dy autoriteteve gjatë vitit 2010, si dhe iu përgjigjën pyetjeve të anëtarëve të komisionit.
Pas diskutimeve, komisioni i përkrahu raportet dhe i procedoi tutje në Kuvend, me rekomandimin që ato të miratohen në seancë plenare.