Lajmet e fundit
Mbledhja Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
, 13.04.2011
Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga kryetari Fikrim Damka, ka diskutuar rreth përcaktimit të një ligji për monitorim, si dhe rreth zhvillimeve të fundit në shëndetësi.
Pas diskutimeve, komisioni, me unanimitet u përcaktua që të monitorohet Ligji për Duhanin dhe formoi grupin punues që do të bëjë këtë monitorim.
U diskutua, gjithashtu, edhe rreth zhvillimeve të fundit në sektorin farmaceutik, me ç’rast u dakordua që në mbledhjen e ardhshme të diskutohet më gjerësisht me palët e përfshira në këtë zhvillime.