Lajmet e fundit
Takim i Komisioni për Integrime Evropiane
, 15.04.2011
Më 18 dhe 19 prill 2011, Komisioni për Integrime Evropiane i Kuvendit të Republikës së Kosovës, organizon një takim dy ditor, i cili ka për qëllim miratimin e Planit të Veprimit të Kuvendit të Kosovës për Integrim Evropian, hartimin e Rezolutës për Integrim Evropian të Kosovës, si dhe detajizimin e Planit të Punës së Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane për vitin 2011, sipas Planit të Veprimit të Kuvendit të Kosovës.
Takimi fillon nga ora 9,30, ndërsa mbahet në restorantin “Puro” në Prishtinë.
Takimi fillon nga ora 9,30, ndërsa mbahet në restorantin “Puro” në Prishtinë.