Lajmet e fundit

Deputetët nga radhët e komuniteteve do të takohen me Grupin e Miqësisë Francë-Kosovë

, 18.04.2011




Të martën , më 19 prill 2011, deputetët nga radhët e komuniteteve, do të kenë një takim me Grupin e Miqësisë Francë-Kosovë, kryesuar nga zonja Marie-Therese BRUGUIERE, në përbërje të të cilit janë edhe z. Jean-François HUMBERT, z. Jean-Pierre MICHEL e z. Sebastien RICHARD.

Takimi me deputetët e komuniteteve do të mbahet në sallën C- 301, duke filluar nga ora 10.

Nga ky takim do të merren vetëm pamje.