Lajmet e fundit
Nënkryetari i Kuvendit, Sabri Hamiti, priti Grupin e Miqësisë Francë-Kosovë
, 19.04.2011
Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Sabri Hamiti, i shoqëruar nga deputetët Donika Kadaj – Bujupi e Hydajet Hyseni, priti sot në takim Grupin e Miqësisë Francë-Kosovë, të kryesuar nga zonja Marie-Therese Bruguiere, në përbërje të të cilit ishin edhe z. Jean-François Humbert, z. Jean-Pierre Michel e z. Sebastien Richard.
Duke iu uruar mirëseardhje parlamentarëve francezë, nënkryetari Hamiti i njoftoi ata me historikun e Grupit të Miqësisë Francë-Kosovë në Kuvendin e Kosovës dhe me aktivitetin e tij, si grupi i parë i kësaj natyre i krijuar në Kuvendin e Kosovës. Ai i falënderoi anëtarët e Grupit të Miqësisë për mbështetjen që Asambleja Kombëtare e Francës, krahas Bundestagut gjerman dhe Parlamentit belg, i ka dhënë në vazhdimësi Kuvendit të Kosovës. Hamiti, theksoi, gjithashtu, se në Kosovë ekziston një shoqëri frankofone, e cila përfshin kryesisht njerëz të kulturës dhe shprehu interesim të veçantë që edhe Kosova të futet në grupin e vendeve frankofone.
Kryetarja e Grupit të Miqësisë Francë-Kosovë, Marie-Therese Bruguiere, duke falënderuar për pritjen, theksoi arsyet e vizitës në Kosovë të delegacionit që ajo udhëheq, duke potencuar interesimin për nevojat që ka Kosova dhe ndihmën që mund ta ofrojnë. Parlamentarët francezë u interesuan rreth procesit të integrimit evropian të Kosovës, bashkëpunimit Francë – Kosovë, për përbërjen e Kuvendit të Kosovës, përfaqësimin gjinor e të minoriteteve, ndryshimet e paralajmëruara në Kushtetutë dhe Ligj Zgjedhor etj.
Hamiti, Kadaj-Bujupi e Hyseni, e informuan delegacionin parlamentar francez për të gjitha çështjet e ngritura, ndërsa theks i veçantë iu kushtua procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën dhe integrimit evropian të saj. Nënkryetari Hamiti, theksoi domosdoshmërinë e lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës nëpër vendet e Bashkimit Evropian dhe foli për konsensusin që ekziston në Kosovë rreth aspiratave për anëtarësim në këtë organizatë.
Ishte interesim i dyanshëm që me ftesë të Senatit francez, një delegacion i Kuvendit të Kosovës, në të ardhmen, të vizitojë Francën, në mënyrë që të njihet më për së afërmi me praktikën parlamentare franceze.
Parlamentarët francezë morën përsipër që të angazhohen për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Francës dhe Kosovës edhe në fushën e kulturës.