Lajmet e fundit

Nesër OSBE i dorëzon Kuvendit një fond librash

, 19.04.2011




Ftohen mediat që nesër, më 20.4.2011, të marrin pjesë në ceremoninë e dhurimit, nga ana e OSBE-së, të një donacioni (fond librash) për bibliotekën e Kuvendit të Kosovës. Në këtë ceremoni, në të cilën janë ftuar të marrin pjesë kryeparlamentari Krasniqi dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës, do të bëhet edhe promovimi i punimeve hulumtuese, të nxjerra nga Ekipi për hulumtime.

Vendi i mbajtjes së ceremonisë: Hapësira e bibliotekës së Kuvendit

Koha: në orën 11:00