Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Kryesisë
, 19.04.2011
Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e saj të rregullt, të drejtuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, në të cilën ishin të pranishëm edhe shefat e grupeve parlamentare, ka përcaktuar rendin e ditës për dy seancat e radhës, më 22 dhe 28 prill.
Pas dy pikave të përhershme të mbledhjeve të rregullta plenare të Kuvendit: çështje jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare për punën e Qeverisë së Kosovës, në seancën e 22 prillit deputetët do të vendosin për krijimin e Komisionit për amandamentimin e Kushtetutës dhe të Komisionit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme të Republikës së Kosovës. Kryesia ka mbajtur qëndrim që kryetar i Komisionit për amandamentimin e Kushtetutës, konform praktikave të vendeve të tjera demokratike, të jetë kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi. Në të njëjtën seancë do të zgjidhet ( me votim të fshehtë) Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës.
Në vazhdim të seancës do të shqyrtohen disa raporte të agjencioneve që i përgjigjen Kuvendit: Raporti vjetor i Komisionit të Pavarur të Mediave, për vitin 2010, Raporti vjetor i Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik, për vitin 2010, Raporti vjetor i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, për vitin 2010, Raporti i Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për periudhën mars 2009 dhjetor 2010, Propozimi i Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për uljen e Taksës Menaxhuese, Propozim-Programi i punës së Kuvendit për vitin 2011, si dhe Propozimi i Gjykatës Supreme të Kosovës për emërimin e një anëtari në Komisionin për Kërkesa Pronësore.
Në mbledhjen plenare të 28 prillit, ndërkaq, do të radhiten për shqyrtim të parë këto projektligje: Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për noterinë, Projektligji për shërbimet e sigurisë private, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqëritë tregtare, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për akreditim, Projektligji për gjendjen civile dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tregtinë e brendshme.
Kryesia në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar dhe ka miratuar Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës, për vitin 2012-2014 , ka miratuar Raportin e shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për vitin 2010, si dhe ka shqyrtuar dhe ka miratuar Udhëzimin për administrimin e buxhetit të komisioneve Parlamentare si dhe Rregulloren për rendin dhe qasjen e mediave dhe publikut në punën e Kuvendit të Kosovës.
Kryesia është njoftuar se kryetari i Kuvendit do qëndrojë për vizitë zyrtare në Holandë, prej 20 deri 24 prill. Kryesia poashtu u njoftua me kërkesat e deputeteve Shaip Muja dhe Bekim Haxhiu.