Lajmet e fundit

Kryekuvendari Krasniqi udhëtoi sot për vizitë zyrtare në Holandë

, 20.04.2011




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Mbretërinë e Holandës. Gjatë kësaj vizite, e cila do të zgjasë nga 20 deri më 24 prill 2011, kryekuvendari Krasniqi do të takohet me kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të Holandës, znj. Gerdi Verbeet, me z. René van der Linden , kryetar i Senatit të Holandës, si dhe me zyrtarë tjerë të lartë të institucioneve holandeze.

Gjatë kësaj vizite kreu i Kuvendit të Kosovës do të takohet edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), z. Philippe Couvrer.
Kryekuvendari Krasniqi udhëtoi sot për vizitë zyrtare në  Holandë