Lajmet e fundit

Përfaqësuesit e grupeve parlamentare të SLS dhe 6+, pritën Grupin e Miqësisë Francë- Kosovë

, 19.04.2011




Përfaqësuesit e grupeve parlamentare të SLS dhe 6+, sot u takuan me Grupin e Miqësisë Francë-Kosovë, të kryesuar nga zonja Marie-Therese Bruguiere, e shoqëruar nga Jean –Francois Humbert, Jean –Pierre Michel dhe Sebastien Richars.

Në këtë takim, kryetarja e Grupit të Miqësisë Francë-Kosovë, zonja Marie–Therese Bruguiere, duke u falënderuar për mikpritje nga këto dy grupe parlamentare, theksoi arsyen e vizitës së këtij delegacioni në Kosovë, duke potencuar interesimin për nevojat që ka Kosova dhe ndihmën që mund të ofrojnë parlamentarët francez. Ajo në vazhdim u interesua për përbërjen e Kuvendit të Kosovës, përfaqësimin etnik e gjinor, ndryshimet e paralajmëruara në Kushtetutë dhe në Ligjin për zgjedhjet, dhe sidomos për pozitën dhe integrimin e komuniteteve që jetojnë dhe punojnë në Kosovë.

Në vazhdim, përfaqësuesit e grupeve parlamentare të SLS dhe 6+, i informuan mysafirët nga Franca për pozitën e komuniteteve që jetojnë dhe punojnë në Kosovë, sidomos nga aspekti politik, ekonomik dhe social. Njëherit, përfaqësuesit e këtyre dy grupeve parlamentare, mysafirëve nga Franca, u parashtruan shumë pyetje si: për pozitën dhe statusin e komuniteteve që gjenden në Francë, të cilët deri më tani nuke kanë rregulluar statusin e vet rreth fitimit të letrave për qëndrim në Francë, pastaj rreth liberalizimit të rexhimit të vizave për shtetasit e Kosovës etj.
Përfaqësuesit e grupeve parlamentare të SLS  dhe 6+, pritën Grupin e Miqësisë  Francë- Kosovë