Lajmet e fundit
Nga dita e dytë e vizitës së kryeparlamentarit Krasniqi në Mbretërinë e Holandës
, 22.04.2011
Në ditën e dytë të vizitës në Mbretërinë e Holandës, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë të Senatit holandez dhe të Ministrisë së Jashtme.
Kryeparlamentari Krasniqi dhe delegacioni që e shoqëron, është pritur nga kryetari i Senatit, z. Rene van der Linden, në të cilin takim ishte i pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm, z. Geert Jan Hamilton, ndërsa në Ministrinë e Jashtme, nga drejtori i Përgjithshëm për bashkëpunim evropian, z. Robert de Groot, drejtori për Ballkanin, z. Cas van der Hoorst dhe përgjegjësi për Kosovën në këtë ministri, z. Thomas Claassen.
Kryetari Krasniqi i falënderoi zyrtarët e holandezë për ndihmën dhe mbështetjen e gjithanshme që Holanda i ka dhënë Kosovës dhe pasi konfirmoi marrëdhëniet e shkëlqyeshme midis dy vendeve, paraqiti në vija të përgjithshme gjendjen në Kosovë dhe problemet e vështirësitë me të cilat ajo po ballafaqohet. Krasniqi i bëri edhe disa kërkesa për Mbretërinë e Holandës, që lidheshin me liberalizmin e vizave e të integrimit evropian.
Kryetari i Senatit të Mbretërisë së Holandës, Rene van der Linden, rikonfirmoi perspektivën evropiane të Kosovës, ndërsa tha se koha e integrimit evropian varet shumë nga vet Kosova, se sa do të jetë në gjendje ajo t’i përmbush kriteret. Sidoqoftë, ai bëri thirrje për realizimin e reformave të nevojshme në të gjitha fushat.
Ai tha se Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm përpara dhe duke e vlerësuar këtë, konstatoi se BE-ja i ka më rigoroze kriteret për liberalizimin e vizave edhe për integrimin evropian, se që i kishte më përpara, prandaj, sipas tij, duhet të punohet shumë që të plotësohen ato.
Linden vlerësoi se sundimi i ligjit është çelësi i demokracisë, prandaj i duhet dhënë kaq shumë rëndësi, ndërsa foli edhe për nevojën që drejtësia të jetë e pavarur dhe të bëjë punën e saj profesionale, sikurse edhe mediat.
Ai shprehu kënaqësinë që kanë filluar bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe konsideroi që kjo ka shumë rëndësi për të ardhmen e përbashkët të të dyja vendeve. Kryesenatori holandez u interesua edhe për marrëdhëniet e Kosovës me Shqipërinë dhe vendet e tjera fqinje, për të cilat i foli kryetari Krasniqi.
Sa i përket liberalizimit të vizave, ai tha se personalisht është në favor të kësaj çështjeje, por tha se duhet punuar që të plotësohen kriteret për të arritur atje. Kurse sa i përket ekonomisë, ai e vuri theksin te lufta kundër korrupsionit, si një dukuri jo vetëm në Kosovë.
Duke folur për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës nga të gjitha vendet e BE-së, Linden konstatoi se nuk është i lehtë menaxhimi i kësaj situate.
Kryeparlamentari Jakup Krasniqi foli për lirinë e mediave, për të drejtat e njeriut e të komuniteteve pakicë, për marrëdhëniet e mira fqinjësore me Shqipërinë, Malin e Zi e Maqedoninë dhe për gatishmërinë e Kosovës për të vendosur marrëdhënie edhe me Serbinë, por që aktualisht ajo nuk është e gatshme ta bëjë këtë. Kryetari Krasniqi tha se të kaluarën ia kemi lënë historisë, kurse politika merret me të sotmen dhe të ardhmen. Duke folur për liberalizmin e vizave, Krasniqi shtroi nevojën që Kosova të nxirret nga getoja në të cilën gjendet aktualisht.
Edhe takimi me zyrtarët e lartë në Ministrinë e Jashtme kaloi në frymë të ngrohtë e miqësore. Drejtori Robert de Groot foli për marrëdhëniet e mira të shtetit të tij me Kosovën, ndihmën që Holanda ka dhënë për vendin tonë dhe konfirmoi gatishmërinë që ajo të vazhdojë edhe në proceset integruese të Kosovës dhe në zhvillimin e saj. Ai vuri theksin te rëndësia e dialogut që ka filluar me Serbinë, duke shfaqur gatishmërinë për të stimuluar të dy palët që t’a shtyjnë përpara atë. De Groot tha se ardhmja evropiane e Kosovës është e sigurt dhe kjo nuk duhet të diskutohet, por tha se duhet të diskutohet për rrugët që duhet të ndjekë Kosova drejt kësaj të ardhmeje.
Sundimi i ligjit dhe demokracia ishin dy tema që e preokupuan edhe këtë takim, sepse, siç tha de Groot, të dyja janë në vëmendje të Bashkimit Evropian, jo vetëm për vendet që aspirojnë të hyjnë aty, por edhe për vetë vendet e BE-së, ndërsa vlerësoi rolin e Kuvendit në këtë drejtim. Ai u interesua për reformat zgjedhore dhe kushtetuese që pritet të bëhen në Kosovë si dhe për rolin e kontrollit që ka Kuvendi mbi Qeverinë.
Kryetari Krasniqi e njoftoi atë për zhvillimet aktuale në Kosovë, ndërtimin e demokracisë së re e të institucioneve demokratike, për pozitën e komuniteteve pakicë, problemet në veri, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë e për dialogun me Beogradin. Ai kërkoi mbështetje nga qeveria holandeze për proceset integruese të Kosovës dhe njohjen e mëtejme ndërkombëtare të saj.
Në të dyja këto takime zyrtarët e lartë holandezë folën për raportin e Dik Martit duke potencuar se është në interesin e Kosovës që sa më shpejtë të sqarohen çështjet e ngritura në këtë raport. Përkitazi me këtë, kryetari Krasniqi foli për luftën e pastër të UÇK-së dhe tendencat në raportin e Martit, duke u pajtuar që drejtësia sa më parë të thotë fjalën e saj dhe të sqarojë gjithçka, në mënyrë që t’i hiqet kjo barrë që i është vënë pa të drejtë Kosovës.
Kryetari Krasniqi i ftoi për vizitë në Kosovë kryetarin e Senatit, Linden dhe drejtorin e Përgjithshëm për bashkëpunim evropian në Ministrinë e Jashtme, de Groot.
Sot në mbrëmje, kryetari Krasniqi dhe delegacioni do të ketë një darkë pune me menaxherin ekzekutiv dhe përfaqësues të organizatës “Spark” - organizatë implementuese e programeve të qeverisë holandeze në Kosovë, kurse nesër do të ketë një takim me bashkëatdhetarët tanë në Holandë. Pas kësaj, delegacioni kthehet në atdhe.