Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi uron besimtarët e krishterë

, 23.04.2011




Me rastin e festës së Pashkëve kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, uron të gjithë besimtarët e krishterë të Kosovës.

“Të gjithë besimtarëve të krishterë të Kosovës ju uroj: Gëzuar për shumë mot festën e Pashkëve, ditën e simbolit të fitores mbi të keqen dhe Ditën e ringjalljes.

Uroj që në Kosovë të mbretërojë paqja e dashuria dhe mirëkuptimi e toleranca”, thuhet në urimin e kryeparlamentarit Krasniqi.
Kryeparlamentari Krasniqi uron besimtarët e krishterë