Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi u kthye nga vizita në Mbretërinë e Holandës
, 26.04.2011
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, është kthyer të dielën në orët e vona nga vizita në Mbretërinë e Holandës, gjatë së cilës është takuar me zyrtarë të lartë të shtetit holandez.
Kryetari Krasniqi është pritur në takime të veçanta nga kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Mbretërisë së Holandës, znj. Gerdi Verbeet, Komisioni për Çështje Evropiane dhe Politikë të Jashtme, kryetari i Senatit, z. Rene van der Linden, drejtori i Përgjithshëm për bashkëpunim evropian në Ministrinë e Jashtme, z. Robert de Groot, ku ishin të pranishëm edhe drejtori për Ballkanin, z. Cas van der Hoorst dhe përgjegjësi për Kosovën në këtë ministri, z. Thomas Claassen.
Gjatë këtyre takimeve është biseduar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës, në të gjitha fushat. Kryetari Krasniqi ka kërkuar nga autoritetet holandeze ndihmën e Mbretërisë së Holandës për integrimin e Kosovës në strukturat evropiane, me theks të veçantë, ndihmën në procesin e liberalizimit të vizave, zgjerimin e njohjeve ndërkombëtare, zhvillimin ekonomik të vendit etj.
Kryetari Krasniqi dhe delegacioni që e shoqëronte, është takuar edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, z. Philippe Couvrer dhe i ka bërë një vizitë ambienteve të kësaj gjykate.
Një takim të veçantë, kreu i Kuvendit të Kosovës e ka pasur me bashkatdhetarët tanë në Mbretërinë e Holandës.