Lajmet e fundit

Nga aktivitetet e Komisionit për Bujqësi...

, 28.04.2011




Disa anëtarë të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, së bashku me kryetarin e Komisionit, Nait Hasani, gjatë dy ditëve (26 dhe 27) prill, i bënë një vizitë Komunës së Dragashit dhe fshatit Brod të kësaj komune.

Aktiviteteve që bëri Komisioni, gjatë ditës së dytë iu bashkëngjitën edhe sekretari i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë (MMPH), Arben Çitaku, dhe ai i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), Kapllan Halimi.

Gjatë vizitës që i bënë Kuvendit Komunal të Dragashit, ku u pritën nga kryetari i Komunës, Selim Jonuzi, anëtarët e Komisionit vlerësuan se vizita që i bënë kësaj komune, ishte rast i mirë që të njihen nga afër me nevojat e bujqve dhe blegtorëve të kësaj ane. Po ashtu, anëtarët e Komisionit vlerësuan se MMPH dhe MBPZHR duhet të intensifikojnë angazhimet për t’i dalë në ndihmë banorëve të Komunës së Dragashit.

Anëtarët e Komisionit, kërkuan që ministritë përkatëse në afat sa më të shkurtë të pregaditin Projektligjin për pyjet dhe atë të planifikimit hapësinor.