Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...
, 04.05.2011
Lidhur me Peticionin e Sindikatës së Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës së Kosovës (SPIPK), Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione në mbledhjen e sotme, kryesuar nga Suzan Novobërdaliu, kryetare e Komisionit, vendosi t’i drejtohet Kryesisë së Kuvendit.
Kërkesa për debat parlamentar mbi gjendjen e SPIPK-së, është gjëja më e mirë që Komisioni mund të bëjë aktualisht, u shprehën anëtarët e Komisionit. Andaj, ata kërkuan nga Kryesia e Kuvendit që këtë temë ta radhisë në një nga seancat e ardhshme të Kuvendit. Kërkesës për debat parlamentar lidhur me këtë çështje, Komisioni do t’ia bashkëngjisë edhe rekomandimet e tij.
Ndërkaq, duke shprehur shqetësimin e tyre lidhur me fatin e të pagjeturve, anëtarët e Komisionit vendosën ta ftojnë në Komision zv. kryeministren e Kosovës, z. Edita Tahiri. Duam të dimë se a është në agjendën e bisedimeve kjo temë, u shprehën anëtarët e Komisiononit. Pas diskutimeve, në Komision u vendos që zv. kryeministrja e Kosovës, z. Edita Tahiri, me datë 25 të këtij muaji të raportojë në Komision.
Komisioni në mbledhjen e sotme shqyrtoi edhe disa ankesa dhe peticione të qytetarëve.