Lajmet e fundit
Mbledhja e Kuvendit
, 05.05.2011
Kuvendi i Kosovës në mbledhjen e sotme të kryesuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, (një pjesë u udhëhoq nga Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit) pas përfundimit të pikave të përhershme të rendit të ditës: deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, kanë diskutuar rreth procesit të bisedimeve me Serbinë. Lidhur me këtë çështje, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje!, në interpelancë është paraqitur kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Në mocionin për interpelancë të Vetëvendosjes thuhet se bisedimet mes Kosovës dhe Sebisë po shkojnë drejt kompromiseve të rrezikshme dhe shumë të dëmshme për Kosovën. Sipas këtij mocioni, mungesa e transparencës ndaj deputetëve dhe qytetarëve të Kosovës për këto çështje është alarmante. Ndërsa, kryeministri Hashim Thaçi nuk ka raportuar asnjëherë në Kuvendin e Kosovës për këto takime me z. Robert Cooper dhe nuk ka deponuar kurrfarë raporti për këto takime të cilat kanë përcaktuar agjendën dhe kontekstin e bisedimeve me Serbinë, thuhet në arsyetimin e këtij mocioni për interpelancë.
Gjatë këtij takimi, fillimisht para deputetëve të Kuvendit foli përfaqësuesi i parashtrimit të kërkesës për interpelancë, nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti. Ai tha se këto bisedime as nuk janë iniciuar e as nuk janë projektuar nga Kosova. Nga këto bisedime do të përfitojë Serbia e jo Kosova, tha Kurti duke shtuar se nga bisedimet e deritanishme në Bruksel ende nuk është bërë asnjë marrëveshje me Serbinë dhe uroi të mbetet kështu.
“Kryeministri Hashim Thaçi duhet të përgjigjet nëse Qeveria e Kosovës e njeh Republikën e Serbisë. Ky qëndrim është shumë i rëndësishëm për procedimin e këtyre bisedimeve. Ne mendojmë se Republika e Kosovës nuk duhet ta njoh Republikën e Serbisë. Çka keni biseduar me këshilltarin e Ashtonit, Robert Cooper, në takimet që keni pasur në gjysmën e dytë të vitit 2010 dhe kur mund të na i sillni procesverbalet dhe transkriptet e atyre takimeve meqenëse ju si Kryeministër asnjëherë nuk keni raportuar në Kuvendin e Kosovës për këto takime me z.Robert Cooper dhe nuk keni deponuar kurrfarë raporti për këto takime të cilat kanë përcaktuar agjendën dhe kontekstin e bisedimeve me Serbinë.”, tha Kurti, duke kërkuar më tej sqarime pse Qeveria e Kosovës nuk po imponon masa reciprociteti ndaj Serbisë si përgjigje për bllokimin që Serbia ia bën Kosovës në çdo aspect, në vend të lutjeve ndaj Serbisë për të na lënë të qetë. Më tej Kurti ka pyetur nëse ekzistojnë apo jo transkriptet dhe procesverbalet nga bisedimet në Bruksel, dhe nëse kryeministri e ka pajisur znj.Edita Tahiri si Qeveri me Platformë të Bisedimeve dhe nëse do t’i pranojnë kopjet e regjistrave civil.
Qëndrimin e Republikës së Kosovës lidhur me çështjen e shtruar për interpelancë e paraqiti kryeministri Hashim Thaçi, i cili theksoi se dialogu teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë paraqet një mundësi të mirë të zgjidhjes së problemeve të cilat janë si pasojë e qasjes destruktive, ndërhyrjeve ilegale dhe pengesave të krijuara nga ana e Serbisë.
“Qeveria e Kosovës ka hyrë në dialog me një platformë të qartë parimesh mbi ruajtjen, avancimin e interesave shtetërore, të mbrojtjes së Kushtetutës së vendit dhe promovimit të politikës rajonale dhe asaj të jashtme të Republikës së Kosovës. Kemi besim se duke qenë partner serioz dhe konstruktiv i bashkësisë ndërkombëtare , i BE-së dhe i SHBA-ve, duke marrë pjesë aktive në dialog për të paraqitur argumentet tona të drejta, ndërhyrjet ilegale, pengesat dhe manipulimet nga ana e Qeverisë së Serbisë në raport me Kosovën, e sidomos me një pjesë të komunitetit serb në Kosovë, do t’ia dalim të largojmë ndikimin e mbetur negativ të Beogradit që ta shtrijnë pushtetin lokal të institucioneve të Kosovës në tërë territorin e Kosovës dhe do ta përshpejtojmë integrimin e brendshëm dhe atë euroatlantik të Republikës së Kosovës”, theksoi kryeministri Thaçi.
Kryeministri i Kosovës duke paraqitur arsyet shtesë se pse Qeveria e Kosovës ka pranuar të jetë pjesë e dialogut për çështje praktike me shtetin fqinj me Serbinë, ai theksoi se refuzimi ndaj Serbisë nuk bëhet me ngritjen e zërit në Kuvendin e Kosovës, por me punët konkrete që janë bërë me herët për ta larguar Serbinë nga Kosova. Duke marrë shembull Konferencën e atëhershme të Rambujesë, kryeministri Thaçi theksoi se dialogu me Serbinë duhet të shihet si një obligim ndërkombëtar.
Ai tha se përmes këtij dialogu synohet promovimi i mëtejmë i bashkëpunimit me ndërkombëtarët, arritja e progresit në procesin e integrimeve evropiane dhe përmirësimi i jetës qytetare.
“Duke marrë parasysh Rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe mbështetjen e fuqishme të grupit drejtues ndërkombëtar për Kosovën për një dialog teknik midis shteteve, Kosovës dhe Serbisë, të shprehur me deklaratën e 8 shkurt 2011, Qeveria e Kosovës e sheh dialogun si një obligim ndërkombëtar në përputhshmëri me Kushtetutën dhe ligjin e Kosovës për fuqizimin dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës. Qeveria e Kosovës synon fqinjësinë e mirë, normalizimin dhe avancimin e marrëdhënieve me të gjitha shtetet e rajonit dhe respektimin e obligimeve ndërkombëtare. Ne si institucione të Kosovës kemi vendosur edhe vijat e kuqe për të cilat në asnjë mënyrë nuk do të jenë pjesë e asnjë dialogu të mundshëm Vijat e kuqe janë: Statusi i Kosovës është zgjidhur një herë e përgjithmonë. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Pavarësia e Kosovës është e panegocueshme. Kosova shtet i pavarur me integritet territorial të paprekshëm, të njohur ndërkombëtarisht. Rregullimi i brendshëm i vendit është kompetencë sovrane e institucioneve shtetërore, e rregulluar me Kushtetutën e Kosovës”, tha me këtë rast kryeministri i Kosovës.
Më tej ai shtoi se Qeveria është duke zbatuar Rezolutën e Kuvendit për dialog ndërshtetëror mes Kosovës dhe Serbisë ndërsa theksoi se Kuvendi i Kosovës do të informohet rregullisht lidhur me ecurinë e dialogut, ndërsa për çështje madhore dhe çështjet që janë të rëndësisë së veçantë të marrëdhënieve ndërshtetërore do të kërkohet ratifikimi nga Kuvendi i Kosovës.
Përfaqësuesi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Shaip Muja, duke përshëndetur gatishmërinë e kryeministrit Thaçi për interpelancë në Kuvend tha se kjo paraqet një formë të transparencës dhe komunikimit me qytetarët nga ana e Qeverisë. Ai tha se Qeveria e Kosovës ka pranuar obligim ndërkombëtar për të hyrë në dialogun teknik ndërshtetëror midis Kosovës dhe Serbisë, konform Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Muja duke rikujtuar rezolutën për bisedime të miratuar në Kuvendin e Kosovës, tha se kryeministri Thaçi është duke respektuar vullnetin qytetar dhe duke përmbushur obligimet kushtetuese të Kosovës. “Qeveria, çështjet e hapura me Serbinë do t’i mbyll në këtë mandat dhe Kosovës do t’i hapen rrugët për në BE”, tha Muja.
Ndërsa përfaqësuesi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, tha se bisedimet me platforma jo të qarta dhe pa një definim të qartë se çfarë mund të bisedohet në këtë dialog midisi dy shteteve, nuk mund të sjellë rezultat pozitiv. “Konsiderojmë se bisedimet e gjertanishme janë sa për tu quajtur bisedime, por këto bisedime janë shterpe”, tha Beqiri, duke kritikuar çështjen rreth librave kadestral . Beqiri tha se rrjedha e gjertanishme e bisedimeve lë pak hapësirë për të qenë optimist. Duke theksuar se LDK do të përcjellë ecurinë e këtyre bisedimeve dhe do të reagojnë në rastet kur bien ndesh me interesat e qytetarëve, Beqiri tha se nuk përkrahin bisedimet apo vendimet që në çfarëdo mënyrë rrezikojnë pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës.
Glauk Konjufca, përfaqësues i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duke kritikuar Qeverinë e Kosovës tha se ky institucion ka qenë krejtësisht i mbyllur për qytetarët e vendit sa i përket rrjedhave të bisedimeve me Serbinë. Madje, këto bisedime sipas tij e kanë dëmtuar vendin, ka pohuar Konjufca duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Thaçi.
Edhe përfaqësues të Grupit Parlamentar të AAK-së, kanë kritikuar kryeministrin e vendit, duke e quajtur si të paaftë Qeverinë e Kosovës. Ndërsa, përfaqësues të AKR-së potencuan se do të japin kontributin e tyre gjatë zhvillimit të dialogut me Serbinë.
Gjatë këtij takimi deputetët kanë kritikuar Qeverinë e Kosovës, ndërsa duke e quajtur dialogun me vendin fqinj si mjaft të ndjeshëm, deputetët theksuan se Qeveria është e obliguar të jetë e hapur për rrjedhën e këtyre bisedimeve. Disa nga deputetët madje kërkuan që fillimisht Serbia duhet të kërkojë falje për të bëmat në të kaluarën e më pastaj të dialogohet me këtë vend.
Shumica e deputetëve të Kosovës, duke i cilësuar bisedimet si të dëmshme për vendin theksuan se nga këto bisedime nuk do të prodhohet asgjë. Ndërsa, kryeministri i Kosovës, disa herë mori fjalën që t’i përgjigjet secilit deputet, duke potencuar në vazhdimësi faktin se në dialogun me Serbinë ka transparencë të plotë dhe se procesi është duke shkuar në rrjedhën normale, me të cilin fakt u dakorduan disa nga deputetët pozitar.
Pas një diskutimi të gjatë lidhur me këtë çështje, deputetët votuan për tekstin e mocionit të propozuar për votim nga Lëvizja Vetëvendosje!. Në këtë tekst mocioni thuhet: 1. Të ndërpriten bisedimet me Serbinë, 2. Qeveria të ndërmarrë hapa konkretë për të shtrirë autoritetin e shtetit të Kosovës në të gjithë territorin e saj, veçanërisht në veri, dhe 3. Qeveria e Kosovës të informoj rregullisht, çdo tre (3) muaj Kuvendit të Kosovës për përpjekjet e saj për të vendosur kontroll në tërë territorin e Kosovës.
Deputetët me shumicë votash nuk e miratuan pikën e parë të mocionit të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje! për ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë, ndërsa me shumicë votash miratuan dy pikat tjera të këtij mocioni
Në mbledhjen e sotme po ashtu u shqyrtua dhe u miratua Raporti vjetor i Radiotelevizionit të Kosovës, për vitin 2010.