Lajmet e fundit
Delegacioni parlamentar nga Holanda u takua me Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme
, 11.05.2011
Delegacioni parlamentar nga Holanda , i kryesuar nga znj. Znj. Gerda Verburg (CDA), kryetare e Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane, në përbërje: Harry van Bommel (SP), zëvendës kryetar si dhe anëtarët e komnisionit: Louis Bontes (PVV), Henk Jan Ormel (CDA), Han ten Broeke (VVD), Gerard Schouë (D66), Pierre Heijnen (PVDA), i cili shoqërohej nga ambasadori Robert Bosch, gjatë vizitës zyrtare në Kosovë, pati takim edhe me Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme.
Duke u uruar mysafirëve mirëseardhje në Kosovë, kryetari i komisionit, Albin Kurti e ka falënderuar shtetin mik të Holandës për gjithë mbështetjen dhënë Kosovës gjatë luftës e sidomos pas shpalljes së pavarësisë së vendit. Ai ka folur për njohjet ndërkombëtare për Kosovën dhe për vullnetin e përgjithshëm në vend për shtimin e këtyre njohjeve dhe afirmimin ndërkombëtar. Kurti në vazhdim ka folur për sfidat e Kosovës, sidomos për sa i përket zhvillimit ekonomik të vendit, obstruksioneve të Beogradit ndaj sovranitetit dhe integritetit të Kosovës, si dhe për misionin e EULEX-it, të cilin e ka vlerësuar të pasukseshëm , madje edhe të dëmshëm për zhvillimin e Kosovës. Ai ka kërkuar që qëndrimet e Bashkimit Evropian të kalojnë nga paradigma për stabilitet të rajonit tek zhvillimi i përshpejtuar i Kosovës.
Kryesuesja e delegacionit, znj. Gerda Verburg, i ka quajtur me interes takimet që po zhvillohen në Kosovë, duke i quajtur shumë të rëndësishme për, siç është shprehur, të ardhmen tonë të përbashkët, e veçanërisht për shtetin e ri të Kosovës. Ajo pastaj i ka ftuar parlamentarët holandezë të shprehin interesimet e tyre për zhvillimet në Kosovë dhe rajon dhe qëndrimet e tyre për këto zhvillime.
Parlamentarët holandezë kanë shtruar shumë pyetje për anëtarët e Komisionit, por kanë shprehur edhe qëndrimet e tyre (të partive të tyre) që shtriheshin nga domosdoje e perspektivës evropiane për Kosovën dhe liberalizimin e vizave deri tek kundërshtimi i zgjerimit të Bashkimit Evropian, duke e quajtur gabim edhe anëtarësimin e disa vendeve të Ballkanit e të procesit për tu anëtarësuar për disa të tjera.
Albin Kurti, por edhe anëtarët e tjerë të Komisionit: Sabri Hamiti, Hydajet Hyseni, Skender Hyseni e Donika Kada-Bujupi, u janë përgjigjur pyetjeve të shumta të mysafirëve, duke shprehur vullnetin konsensual të qytetarëve të Kosovës për integrimin evropian të vendit. Ata kanë kërkuar që të ndikohet tek pesë vendet e BE-së që ta njohin Kosovën, sepse kanë vlerësuar se vendet që e kanë njohur Kosovën po detyrohen, për hir të konsensusit, që të mbajnë qëndrim neutral ndaj statusit të vendit që e dëmton shumë Kosovën. Ndonjëri prej tyre madje e ka quajtur të pakuptimtë liberalizimin e vizave dhe hapjen e perspektivës evropiane Serbisë, shtetit i cila ka qenë agresor jo vetëm në Kosovë, kurse Kosovës, e cila kas qenë shembull i mirë i paqeruajtjes dhe i paqendërtimit, i mohohet kjo mundësi.
Duke iu përgjigjur pyetjes për mundësinë e ndarjes së Kosovës a të bashkimin e saj me Shqipërinë, nënkryetari i Kuvendit, Sabri Hamiti, është shprehur se pavarësia e Kosovës është kompromis nacional i shqiptarëve dhe se për ndarje as që bëhet fjalë, sepse jo prodhon konflikte të reja në Ballkan. “Nëse Evropa dëshiron t’i rregullojë kufijtë etnikë në Ballkan, shqiptarët nuk humbin gjë por fitojnë”, ka theksuar Hamiti.
Në përfundim të takimit, si sublimim të qëndrimeve të komisionit, Albin Kurti ka kërkuar nga delegacioni holandez që të kushtëzohet anëtarësimi i Serbisë në BE me njohjen e Kosovës dhe me kërkim falje për krimet e bëra në Kosovë e gjithandej territoreve të ish-Jugosllavisë.