Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike

, 11.05.2011




Në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, kryesuar nga Ali Sadriu, kryetar i Komisionit, pikë e vetme e rendit të ditës ishte shqyrtimi i Raportit të auditimit të Pasqyrave Financiare të Doganës së Kosovës, për vitin 2010. Në këtë takim ishte i pranishëm Auditori Gjeneral, Lars Lage Olofsson, si dhe përfaqësues të Doganave të Kosovës.

Anëtarët e Komisionit në mënyrë unanime vendosën që shqyrtimi i Raportit të auditimit të Pasqyrave Financiare të Doganës së Kosovës, për vitin 2010, të mbahet në një mbledhje tjetër të radhës, për arsye të mos prezencës së Drejtorit të Doganave të Kosovës në komisionin parlamentar.

Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike