Lajmet e fundit
Nga Mbledhja e Komisionit për Legjislacion
, 11.05.2011
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Legjislacion, kryesuar nga Arben Gashi, kryetar i Komisionit, u shqyrtua raporti vjetor i Agjencisë Kosovare të Pronës, për vitin 2010.
Me këtë rast raportin vjetor të KPA-së e prezantoi zëvendësdrejtori i kësaj agjensie, Xhevat Azemi, i cili po ashtu u përgjigj në pyetjet e shumta të anëtarëve të Komisionit. Raporti vjetor i Agjencisë Kosovare të Pronës, për vitin 2010, mori mbështetjen e anëtarëve të Komisionit dhe do të procedohet më tej në Kuvend.
Në vijim të mbledhjes u shqyrtua dhe u mbështet propozimi për emërimin e anëtarit të Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës. Anëtarët e komisionit vlerësuan se kandidati Bedri Bahtiri i plotëson kriteret për të qenë anëtar i Këshillit drejtues të IGJK-së dhe ky propozim procedohet për miratim në mbledhjen e Kuvendit.
Gjatë këtij takimi po ashtu u shqyrtua edhe propozimi i grupit të punës lidhur me kërkesën e Gjykatës Kushtetuese, për zbatimin e masës së përkohshme të nenit 14 paragrafi 1.6 dhe të neneve 22, 24, 25, 27 të Ligjit për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e deputetit. Anëtarët e komisionit vlerësuan se Ligji në fjalë është konform Kushtetutës së Kosovës dhe përgjigjja e përgatitur nga grupi i punës së Komisionit për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese u përkrah nga anëtarët e Komisionit.