Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Jakup Krasniqi do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Itali
, 20.05.2011
Një delegacion i Kuvendit të Kosovës, i prirë nga kryeparlamentari, dr.Jakup Krasniqi, në shoqërim të nënkryetarëve Xhavit Haliti e Glauk Konjufca, dhe këshilltari i lartë politik i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Bilall Sherifi, nga data 22-26 maj do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Itali. Gjatë kësaj vizite, delegacioni do të ketë takim me presidentin e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit Italian, z. Gianfranco Fini, me presidentin e Komisionit Politik të BE-së, z. Migliori, dhe me zv. presidentin e Senatit, z.Vannino Chiti.
Delegacioni do të takojë edhe presidentin e Komisionit për Punë të Jashtme, z. Stefani, shefin e grupit parlamentar të partisë PDL (Popolo della Libertà) z. Fabrizio Cicchitto dhe shefin e grupit parlamentar të partisë PD (Partito Democratico), z. Dario Franceschini.
Gjatë kësaj vizite kreu i Kuvendit me shoqëruesit, do të vizitojë edhe Muzeun Capitolini dhe Përmendoren e Skënderbeut në Piazza Albania, si dhe Museun në Vatikan.