Lajmet e fundit

Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së

, 25.05.2011




Në mbledhjen e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kryesuar nga Ahmet Isufi, kryetar i Komisionit, u shqyrtua në parim Projektligji për përdorim civil të eksplozivëve. Duke e përkrahur projektligjin në parim, anëtarët e Komisionit me këtë rast caktuan grupin punues për amendamentimin e Projektligjit për përdorim civil të eksplozivëve.

Më tej anëtarët e Komisionit shqyrtuan edhe propozim – vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me emërimin e anëtarëve të Agjencisë për Mbrojtjen e të dhënave personale. Mirëpo, vendimi përfundimtar pritet të merret në mbledhjen e radhës.
Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së