Lajmet e fundit

Anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane udhëtuan për një vizitë studimore në Zagreb

, 30.05.2011




Anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane, kryesuar nga Lutfi Haziri, kryetar i komisionit, kanë udhëtuar për një vizitë studimore, në Zagreb të Kroacisë (29 maj - 1 qershor).

Me këtë rast delegacioni nga Kosova do të takohet fillimisht me Ambasadorin e Kosovës në Kroaci, pastaj me udhëheqësen e Departamentit për Integrim Evropian, në Institutin për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Visnja Samardzija, me sekretarin e shtetit për Integrime Evropiane, në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Integrime Evropiane të Kroacisë Andrej Plenkoviæ, me Kryenegociatorin për BE, i Kroacisë, Vladimir Drobnjak, si dhe me Igor Vidaæak nga zyra për Bashkëpunim me OJQ,Qeveria e Kroacisë.