Lajmet e fundit
Kryekuvendari dr. Jakup Krasniqi priti ministrin e Drejtësisë së Turqisë, Ahmet Kahraman
, 30.05.2011
Reformat Gjyqësore në Turqi, dhe nënshkrimi i tri marrëveshjeve në mes të Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës dhe asaj të Turqisë, ishte qëllimi i vizitës së sotme të ministrit të Drejtësisë së Turqisë, Ahmet Kahraman, në Kosovë.
Ministri Kahraman u prit nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi. Në takim mori pjesë edhe ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar.
Me entuziazëm kemi përcjellë vendimin për shpalljen e Pavarësisë nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës, tha në fillim të takimit ministri, Kahraman. Në vijim, ai foli për qëllimin e vizitës, duke potencuar nënshkrimin e tri marrëveshjeve që do të nënshkruhen sot në mes të Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës dhe asaj të Turqisë.
Lidhur me këtë, ministri turk vuri në pah gadishmërinë e bashkëpunimit, dhe këmbimin e përvojave në të mirë të të dyja vendeve. “Turqia mbetet e përkushtuar t’i ndihmojë Kosovës në fushën e Drejtësisë”, tha ministri turk.
Duke folur për reformat e gjyqësorit në Turqi, Kahraman tha se Kuvendi i Turqisë ka luajtur rol të rëndësishëm në këtë proces, i cili tha ai, fillimisht mori vendim për ndryshime në Kushtetutën e vendit. Reformat në vendin tonë, vijoi Kahraman, kanë nxjerrë Këshillin e Lartë Gjyqësorë, organ tërësisht të pavarur, me ndërtesë dhe buxhet të veçantë.
Ndërkaq, kryetari i Kuvendit, duke e falënderuar atë për vizitën, fillimisht foli për marrëdhëniet tradicionalisht të mira në mes të dyja vendeve, dhe shprehu besimin se këto do të vijojnë dhe do të forcohen edhe më shumë në të ardhmen. Duke iu referuar marrëveshjeve që do të nënshkruhen sot, kreu i Kuvendit tha: ”Ne besojmë se lidhjet tona do të bëhen edhe më të qëndrueshme me nënshkrimin e marrëveshjeve”. Duke folur për reformat në gjyqësorin e vendit tonë, kryetari Krasniqi e njoftoi mysafirin se Kuvendi i Kosovës ka miratuar një pako ligjesh nga fusha e drejtësisë. Reformat, tha kryetari Krasniqi, janë të domosdoshme, për shkak se kemi trashëguar një sistem gjyqësor që i përket të kaluarës, e i cili nuk gjen zbatim në shtetet demokratike.
Në fund të takimit, ministri Kahraman, e ftoi kryetarin Krasniqi për vizitë në Turqi.
Në shenjë të marrëdhënieve të mira në mes dy popujve, takimi i sotëm përfundoi me një këmbim reciprok dhuratash simbolike.