Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Arsim...
, 31.05.2011
Trashëgimia kulturore në Kosovë dhe Këshilli për Trashëgimi Kulturore, ishin temë e diskutimit në mbledhjen e sotme të Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga Idriz Vehapi, kryetar i Komisionit, në të cilën ishte i pranishëm edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi.
Ministri Krasniqi, në ekspozenë e tij para komisionit rreth punës së ministrisë që ai udhëheq që nga marrja e detyrës, dha informacione të detajuara për aktivitetet e ministrisë në lëmin e trashëgimisë kulturore dhe foli për sfidat me të cilat përballet ky dikaster qeveritar. Krasniqi identifikoi një varg objektesh të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në të cilat ministria, së bashku me partnerët e saj, ka intervenuar apo është në proces të intervenimit, me synim të ruajtjes së tyre dhe gjetjes së objekteve të reja arkeologjike. Ai u ndal në gërmimet e fundit në fshatin Reshtan dhe foli për gjetjet e rralla dhe shumë të rëndësishme gjatë këtyre gërmimeve.
Anëtarët e komisionit ngritën një varg çështjesh dhe shtruan pyetje në adresë të ministrit, i cili dha informacionet dhe bëri sqarimet e nevojshme.
Sa i përket Këshillit për Trashëgimi Kulturore dhe problemet me të cilat ai ballafaqohet, ishte qëndrim i përbashkët që gjetja e një zgjidhjeje adekuate duke sqaruar kompetencat e tij, të bëhet përmes ndryshimit të ligjit përkatës.
Kishte një dakordim të plotë edhe sa i përket punës së përbashkët në të ardhmen, në hartimin dhe plotësim-ndryshimin i legjislacionit në lëmitë që mbulon ministria dhe komisioni.