Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së

, 06.06.2011




Në mbledhjen e sotme të jashtëzakonshme të Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kryesuar nga Ahmet Isufi, kryetar i Komisionit, u diskutua rreth draft-memorandumit të bashkëpunimit të përgatitur nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës, draft i cili është publikuar në disa media vendore.

Me këtë rast anëtarët e Komisionit duke mos dashur të paragjykojnë asgjë rreth kësaj çështje, u dakorduan që të kenë një takim të përbashkët me ministrin e Punëve të Brendshme, z. Bajram Rexhepi, si dhe me ministrin e FSK-së, z. Agim Çeku, për të sqaruar detaje rreth këtij dokumenti. Takimi lidhur me këtë çështje do të mbahet gjatë ditës së mërkurë.
Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së