Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Legjislacion
, 06.06.2011
Në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi, të kryesuar nga Arben Gashi, kryetar i komisionit, u shqyrtua raporti me amendamente, i komisionit funksional në Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shoqëritë tregtare, të cilin nuk e përkrahën anëtarët e komisionit.
Më tej anëtarët e Komisionit shqyrtuan edhe raportin me amendamentet e komisionit funksional në Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Akreditim. Pasi u paraqitën disa vërejtje, anëtarët e komisionit e përkrahën atë.
Në vijim të këtij takimi, anëtarët e komisionit shqyrtuan edhe Projektligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve, si dhe Projektligjin për ndihmë juridike falas, për të cilat projektligje e krijuan grupe punuese.