Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...
, 07.06.2011
Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme shqyrtoi dhe miratoi në parim Projektligjin për tregtinë e brendshme dhe Projektligjin për efiçiencën e energjisë.
Kryesuesja e grupit punues për Projektligjin e tregtisë së brendshme, Teuta Sahatqija, dhe Berat Buzhala në emër të grupit punues për Projektligjin për efiçiencën e energjisë, prezantuan punën e deritashme lidhur me amendamentimin e këtyre projektligjeve.
Kryetari i Komisionit, Zenun Pajaziti, vlerësoi se projektligjet i plotësojnë kriteret për procedim të mëtutjeshëm në Kuvend, dhe konstatoi se ato janë në harmoni me Ligjet e aplikueshme të BE-së. Pas kësaj, të dyja projektligjet iu nënshtruan një votimi formal për procedim të mëtutjeshëm, dhe morën miratimin e anëtarëve të Komisionit.
Në këtë mbledhje u diskutua edhe për detyrimet që ka Komisioni ndaj Planit të Veprimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për integrime evropiane.