Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...
, 08.06.2011
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion i Kuvendit të Kosovës, ministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj, foli për punën e deritashme dhe masat e marra nga ministria për zhvillimin ekonomik të vendit.
Fillimisht, kryetari i Komisionit, Zenun Pajaziti, falënderoi ministrin për prezencën e tij. Pajaziti në vijim e njoftoi ministrin se në kuadër të punës së Komisionit, takimet me ministritë relevante janë në agjendën e punës së përhershme të Komisionit. Ai në vijim theksoi se takimin e sotëm e konsideron të rëndësisë së veçantë dhe mundësi për t’u njohur me ecuritë e zhvillimit ekonomik në Kosovë.
Ministri Beqaj, ndërkaq, duke paraqitur punën e kësaj ministrie veçoi të arriturat në kompletimin e bazës ligjore, hartimin e dokumentit për prioritetet e zhvillimit ekonomik, monitorimin e ndërmarrjeve publike dhe realizimin e projekteve kapitale.
Rreth Planit të Zhvillimit Ekonomik, ministri theksoi rolin që MZHE-ja ka pasur në hartimin e tij. Plani i Zhvillimit Ekonomik, tha Beqaj, është para editimit final ku parashihen edhe afatet kohore të projekteve.
Duke folur për infrastrukturën ligjore, ministri Beqaj njoftoi se Ligji për efiçiencën e energjisë është proceduar në Kuvend dhe ka kaluar leximin e parë, ndërsa ka filluar amendamentimi i Ligjit për ndërmarrjet publike dhe në draftim e sipër janë Ligji për AKP-në, Ligji për riorganizimin dhe likuidim të ndërmarrjeve, Ligji për dhomën e veçantë të Gjykatës Supreme dhe Ligji për transformimin e pjesshëm të ”Trepçës” dhe një sërë Udhëzime Administrative.
Duke folur rreth fushës së telekomunikacionit, ministri tha se MZHE-ja është koncentruar në implementimin e Ligjit për shërbimet e shoqërisë informative dhe privatizimin e Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës.
Lidhur me privatizimin e PTK-së, ai njoftoi se është bërë parakualifikimi i ndërmarrjeve. Kanë qenë pesë ndërmarrje, ndërsa janë parakualifikuar dy (Doiçe Telekom dhe Austria Telekom), të cilat i kanë plotësuar kushtet, njoftoi ai. Duke iu referuar ndërmarrjeve të parakualifikuara, ministri Beqaj tha se këto dy ndërmarrje kanë imazh të mirë dhe janë të shtrira në tërë botën me mbi 160 milionë parapagues. Me këtë rast ai përkujtoi se privatizimi i PTK-së bëhet me vendim të Kuvendit të Kosovës.
Lidhur me këtë, në vijim ministri Beqaj tha se qëllimi i ministrisë është të kemi një proces transparent, të hapur dhe konkurrues, në të cilin do të mbrohen interesat e të gjithë punëtorëve konform ligjeve në fuqi.
Më tutje, Beqaj u ndal në fushën e energjisë, duke potencuar privatizimin e rrjetit të shpërndarjes dhe furnizimit me energji. Ai foli edhe për projektin e termo centralit “Kosova e Re”. Lidhur me këtë, ai njoftoi se ky projekt është shumë i avancuar dhe do të realizohet në bashkëpunim me Bankën Botërore (BB).
Në këtë rrafsh, Beqaj foli edhe për energjinë e ripërtërishme si pjesë e obligimeve rajonale e ndërkombëtare.
Në fund të ekspozesë së tij, ministri vuri në pah se MZHE-ja është pjesë e të gjitha bashkëpunimeve ndërkombëtare që mbulon kjo ministri.