Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike

, 08.06.2011




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, kryesuar nga Ali Sadriu, kryetar i komisionit u shqyrtuan dy raporte: raporti i auditimit të Pasqyrave Financiare të Doganës së Kosovës, për vitin 2010, si dhe raportit i auditimit të Pasqyrave Financiare të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, për vitin 2010.

Gjatë këtij takimi, para anëtarëve të Komisionit raportet në fjalë i prezantuan përfaqësues të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm, ndërsa me këtë rast para anëtarëve të Komisionit, raportuan Drejtori i Doganave të Kosovës, z. Naim Huruglica, si dhe Drejtori i Bordit të Agjensisë Kosovare të Privatizimit, z. Dino Asanaj.

Me këtë rast, anëtarët e Komisionit ngritën disa shqetësime lidhur me të gjeturat e auditorit në Doganat e Kosovës dhe në AKP, dhe pasi kërkuan sqarime të shumta nga ta përkrahën të dy raportet e auditimit. Me këtë rast anëtarët e komisionit kërkuan nga përfaqësues të AKP-së që në komisionin parlamentar të sjellin edhe disa informata shtesë lidhur me çështje të ndryshme që u shtruan gjatë këtij takimi.

Përfaqësues të Doganave të Kosovës, si dhe të Agjensisë Kosovare të Privatizimit, theksuan para anëtarëve të komisionit se do t’i adresojnë dhe zbatojnë rekomandimet e dhëna nga ZAP-i.
Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike