Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media
, 15.06.2011
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Idriz Vehapi, kryetar i Komisionit, u shqyrtuan propozim – amendamentet e Grupit Punues në Projektligjin për Bashkëpunim Ndërkomunal dhe Partneritete. Pas debatit dhe disa plotësimeve, anëtarët e Komisionit përkrahën amendamentet e bëra në këtë Projektligj dhe njëherësh e proceduan atë për shqyrtim të mëtejmë në Kuvend.