Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
, 15.06.2011
Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Fikrim Damka, kryetar, ka shqyrtuar amendamentet e propozuara nga grupi punues, për Projektligjin për Këshillin Ekonomik-Social. Pas shqyrtimit një për një të tyre, komisioni i miratoi ato njëzëri, duke e proceduar projektligjin në tërësi për shqyrtim të mëtejmë në Kuvend.