Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Kuvendit
, 16.06.2011
Në mbledhjen e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës, kryesuar nga dr. Jakup Krasniqi kryetar i Kuvendit (një pjesë të seancës e kryesuan anëtarët e Kryesisë së Kuvendit, Xhavit Haliti e Sabri Hamiti), deputetët ratifikuan Konventën për themelimin e Këshillit Bashkëpunues Doganor, dhe shqyrtuan disa projektligje dhe raporte të agjencioneve.
Në fillim të mbledhjes, mbështetur në Rregulloren e Kuvendit e cila përcakton të drejtën e deputetëve për deklarime jashtë rendit të ditës, u ngritën një varg çështjesh dhe shqetësimesh nga ana e deputetëve.
Me këtë rast, deputetët opozitarë nga radhët e LDK-së dhe të VV, kërkuan sqarime lidhur me bisedimet Kosovë-Serbi dhe mos zbatimin e masave të reciprocitetit doganor ndaj mallrave që vijnë nga Serbia.
Lidhur me këtë, zv. kryeministrja dhe udhëheqësja e delegacionit kosovar në bisedimet teknike me Serbinë Edita Tahiri, duke komentuar konstatimin e deputetit Sabri Hamiti (LDK) se bisedimet teknike janë duke rrëshqitur në bisedime politike tha: “Angazhimet e Qeverisë së Kosovës, mbështeten në Rezolutën e Kuvendit të Kosovës dhe përkrahen nga BE-ja dhe SHBA-të”, të cilat, vazhdoi ajo, kanë për qëllim rregullimin e jetës së qytetarëve dhe raportet ndërshtetërore. Në vijim, ajo edhe me këtë rast i siguroi deputetët se s’do të ketë bisedime lidhur me rregullimin e brendshëm, sovranitetin dhe Pavarësinë e Kosovës. Për sa i përket platformës së bisedimeve, tha ajo, atë e ka bërë të qartë kryeministri i Kosovës në interpelancë kuvendare. Ndërkaq, interesimit të deputetes Alma Lama (VV), për mos zbatimin e masave të reciprocitetit doganor ndaj mallrave që vijnë nga Serbia, zv.kryeministrja iu përgjigj se ato do të vendosen nëse bisedimet nuk sjellin rezultate.
Për masat e reciprocitetit, foli edhe kryetari i Kuvendit. “Duhet saktësuar se si do të vendosen ato, kështu siç pretendohen të jenë, ato s’janë reciproke” tha kreu i Kuvendit.
Në vijim deputetët u shtruan pyetje parlamentare ministrave të Qeverisë së Kosovës, të cilave iu përgjigjën anëtarët e kabinetit qeveritar: Ramë Buja, Nenad Rashiq dhe Mahir Yagcilar.
Pas kësaj, deputetët Ratifikuan Konventën, për themelimin e Këshillit Bashkëpunues Doganor.
Për rëndësinë e kësaj marrëveshje, në emër të Qeverisë së Kosovës, foli ministri i Ministrisë së Financave, Bedri Hamza. Kjo marrëveshje, tha ai, ofron Kosovën pranë Organizatës Botërore të Doganave (OBD), dhe shtoi se marrëveshja ndikon dukshëm në zhvillimin e anëtarëve të OBD-së. Pas deklarimit nga shefat e grupeve parlamentare, deputetët unanimisht ratifikuan këtë marrëveshje.
Pas kësaj, mbledhja vazhdoi me shqyrtimin e parë të disa projektligjeve nga ana e deputetëve.
Në lidhje me Projektligjin për persona të zhdukur, arsyeshmërin e të cilit në emër të qeverisë e paraqiti ministri i Ministrisë për Diasporë, Ibrahim Makolli, dhe të Projektligjit për ndihmën shtetërore prezantimin e të cilit e bëri ministri Ministrisë së Financave, Bedri Hamza, deputetët vlerësuan se duhet mbështetur në parim nga ana e tyre.
Pas miratimit në parim të këtyre projektligjeve, mbledhja vazhdoi duke shqyrtuar përfundimisht Projektligjin për akreditim. Raportin me rekomandime lidhur me këtë projektligj e paraqiti kryetari i Komisionit parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Zenun Pajaziti. Pas shqyrtimit të amendamenteve të paraqitura me këtë rast, deputetët miratuan Projektligjin për akreditim.
Në vijim të mbledhjes së sotme, Kuvendi shqyrtoi Projekt-Planin hapësinor të Kosovës, për periudhën 2011-2020.
Lidhur me rëndësinë dhe nevojën e miratimit të Planit hapësinor të Kosovës për periudhën 2011-2020, foli ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi.
Ky plan, tha ministri, është dokument i cili promovon interesat e përbashkëta të banorëve të Kosovës për një zhvillim më të shpejtë ekonomik. Ai, po ashtu tha se në përpilimin e këtij plani kanë punuar ekspertë të jashtëm dhe vendor. Ai, po ashtu tha se Plani hapësinor i Kosovës për periudhën 2011-2020 është në harmoni të plotë me standardet e BE-së. Pas kësaj pasuan deklarimet e shefave të grupeve parlamentare. Me këtë rast, përpos përfaqësuesit të Lëvizjes VV, i cili tha se për shkak se Plani parasheh edhe implementimin e Planit të presidentit Ahtisari, nuk do ta mbështesin atë, përfaqësuesit e grupeve tjera me vërejtjet e paraqitura e përkrahën në parim. Pas kësaj, ky plan u hodh në votim nga kryesuesi dhe u përkrah nga shumica e deputetëve të pranishëm.
Pastaj, me propozimin e deputetëve, Kuvendi ndërpreu punimet e mbledhjes së sotme, për të vazhduar nesër në orën 11:00.