Lajmet e fundit
Kryekuvendari Krasniqi u takua me ministrin slloven të Drejtësisë,
, 20.06.2011
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, kishte sot një takim me ministrin e Drejtësisë të Sllovenisë , z. Ales Zabar, i cili shoqërohej edhe nga z. Rok Janez Stebalj, kryesues i Divizionit për bashkëpunim ndërkombëtar, si dhe nga ambasadori slloven në Kosovë, z. Jozef Help.
Pasi u falënderua për pritjen e ngrohtë, ministri i Drejtësisë i Sllovenisë theksoi se mbështetja e Sllovenisë për Kosovën do të vazhdojë të jetë e gjithanshme, posaçërisht në fushën e drejtësisë. Z. Ales Zabar në vijim ofroi ndihmën e Sllovenisë edhe në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kryekuvendari Krasniqi e njoftoi , z. Ales Zabar, me punën dhe përbërjen e Legjislaturës së Katërt, konstituimin e organeve pas zgjedhjeve, si dhe stabilitetin institucional. Ai theksoi se në Kosovë funksionon ndarja e pushteteve sipas Kushtetutës, ndërsa bazat e sistemit të reformës përqendrohen në fushën ligjore, organizative dhe kadrovike. Në vazhdim kryekuvendari Krasniqi foli për miratimin e pakove të ligjeve për gjykatat,për prokuroritë, pastaj Ligjit për Këshillin Gjyqësor dhe atë për Këshillin Prokurioal.
Me këto reforma, tha kreu i legjislativit të vendit, synohet arritja në një nivel më të lartë e përgjegjësisë institucionale. Z. Krasniqi foli pastaj edhe për bashkëpunimin me institucionet e Bashkimit Evropian, si : EULEX-in, si dhe për bashkëpunimin ndërparlamentar Kosovë- Slloveni. Sa i përket bashkëpunimit ndërparlamentar u përmend ndihma e shtetit slloven në kuadër të Konzorciumit Francë-Gjermani-Belgjikë-Slloveni, për ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës. Ndihma sllovene në kuadër të bashkëpunimit ndërparlamentar drejt integrimit euroatlantik u vlerësua lart. Kryekuvendari Krasniqi ndihmën e ofruar nga Sllovenia në bisedimet në mes Kosovës dhe Serbisë e vlerësoi të mundshme dhe të mirëseardhur.