Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Legjislacion
, 22.06.2011
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Legjislacion, kryesuar nga Arben Gashi, kryetar, u shqyrtua dhe u përkrah Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Noterinë dhe mund të procedohet më tej. Po ashtu u përkrah edhe raporti me amendamente i Komisionit Funksional në Projektligjin për sigurimin e detyrueshëm nga autopërgjegjësia ndaj palëve të treta.
Gjatë këtij takimi anëtarët e komisionit kanë shqyrtuar dhe përkrahur në parim edhe Projektligjin për Përgjegjësinë e Personave Juridik për Vepra Penale, si dhe Projektligjin për bashkëpunim juridik ndërkombëtar.