Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
, 22.06.2011
Në kuadër të Planit të vet të Veprimit për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve, Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës, kishte ftuar sot përfaqësuesit e Ministrisë së Financave për të raportuar lidhur me zbatimin e Ligjit për financat e pushtetit lokal.
Zëvendësministri i Financave, Ramadan Avdiu, iu përgjigj pyetjeve të parashtrua me shkrim nga ana e komisionit, si dhe pyetjeve të tjera të deputetëve gjatë mbledhjes.
Duke dhënë sqarimet e nevojshme, zv/ministri Avdiu theksoi se komunat e kanë pavarësinë financiare në menaxhimin e granteve e të të hyrave vetanake komunale, dhe se shkalla e të hyrave në shumicën e komunave po shënon rritje progresive.
Komisioni do ta vazhdojë punën në mbikëqyrjen e zbatimit të këtij ligji, duke vizituar, ndër të tjera, edhe Ministrinë e Financave, për t’u njohur për së afërmi me zbatimin e tij.
Në mbledhjen e sotme, të cilën e udhëhoqi kryetarja Safete Hadërgjonaj,
komisioni miratoi me disa plotësim-ndryshime, propozim-amendamentet e grupit punues për Projektligjin për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim.