Lajmet e fundit

Mbledhja e Kuvendit

, 04.07.2011




Në fillim të mbledhjes së sotme të Kuvendit të Kosovës, e kryesuar nga kryekuvendari, dr. Jakup Krasniqi, e cila ishte vazhdim i mbledhjes së 30 qershorit, lidhur me Rekomandimin e Komisionit Ad-hok për emërimin e katër anëtarëve të Këshillit të Komisionit të Pavarur për Media me shumicë votash u vendos që kjo pikë e rendit të ditës të shtyhet për seancën e radhës. Pastaj u vazhdua me pikat tjera të rendit të ditës të mbetura nga mbledhja e kaluar, përkatësisht votimi i 4 projektligjeve dhe një raporti, pasi në mbledhjen e kaluar ishte kryer shqyrtimi i projektligjeve, por në mungesë të kuorumit, ato mbeten për t' u votuar në mbledhjen e sotme.

Deputetët me shumicë votash miratuan në parim Projektligjin për dizajnin industrial, Projektligjin për patenta, Projektligjin për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera dhe Projektligjin për Markat Tregtare. Po kështu u miratua edhe Raporti i punës së Komisionit për Ndihmë Juridike, i cili gjithashtu ishte shqyrtuar në mbledhjen e kaluar.

Mbledhja e Kuvendit