Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane
, 05.07.2011
Komisioni për Integrime Evropiane i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Lufti Haziri, kryetar, ka përkrahur pesë projektligje, me amendamente të komisioneve funksionale.
Pasi konstatoi përputhshmërinë me legjislacionin e Bashkimit Evropian, komisioni përkrahu këto projektligje: Projektligjin për bashkëpunim ndërkomunal dhe partneritete, Projektligjin për Këshillin Ekonomik - Social, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e regjistrit të të drejtave të pronës së paluajtshme, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për noterinë dhe Projektligjin për mbrojtje nga zjarri, me amendamente të komisioneve funksionale.
Komisioni nuk përkrahu, ndërkaq, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre në Republikën e Kosovës, me amendamentet e komisionit funksional.