Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion
, 05.07.2011
Katër projektligje me amendamente të komisioneve funksionale, kanë marrë sot përkrahjen e Komisionit për Legjislacion të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i cili konstatoi përputhshmërinë e tyre me legjislacionin në fuqi dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Në këtë mbledhje, të cilën e udhëhoqi kryetari i komisionit, Arben Gashi, u proceduan për në Kuvend këto projektligje: Projektligji për Bashkëpunim ndërkomunal dhe partneritete, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e regjistrit të të drejtave të pronës së paluajtshme, Projektligji për mbrojtje nga zjarri dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre në Republikën e Kosovës.
Komisioni, gjithashtu, dha sqarimet e nevojshme në kërkesën e Komisionit për të Drejtat e Njeriut për sqarimin e nenit 11 të Rregullores për zgjedhjen dhe shkarkimin e Avokatit të Popullit dhe zëvendësve të tij.