Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media

, 08.07.2011




Komisioni për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Idriz Vehapi, kryetar i Komisionit, në mbledhjen e sotme kishte në rendin e ditës shqyrtimin e raporteve të komisioneve të përhershme për Projektligjin për bashkëpunim ndërkomunal dhe partneritet. Kryetari i Komisionit prezantoi raportet e komisioneve të përhershme, sipas të cilave përkraheshin në tërësi amendamentet e këtij Komisioni për këtë Projektligj. Pas këtij prezantimi anëtarët e Komisionit përkrahën procedimin e mëtejmë të këtij Projektligji në Kuvend.

 

Mbledhja e Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media