Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media
, 11.07.2011
Komisioni për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Idriz Vehapi, kryetar i Komisionit, në mbledhjen e sotme përkrahu procedimin e mëtejmë në Kuvend të dy projektligjeve: Projektligjin për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës dhe Projektligjin për Statistikat Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ndërkaq, formoi grupin punues për amendamentimin e Projektligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës.