Lajmet e fundit
Nga Komisioni për Bujqësi ...
, 11.07.2011
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor të Kuvendit të Kosovës, kryesuar nga Nait Hasani kryetar i Komisionit, u shqyrtua Projektligji për kadastër, Projektligji për regjistrin e pronave dhe ai për rregullimin e tokës.
Pas shqyrtimit të amendamenteve, Komisioni vendosi që të tria projektligjet të procedohen tutje, përkatësisht, Projektligji për kadastër dhe Projektligji për regjistrin e pronave të procedohen për në leximin e dytë, ndërkaq, Projektligji për rregullimin e tokës, në lexim të parë.