Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi mbajti mbledhje me kryetarët e komisioneve parlamentare

, 11.07.2011




Me qëllim të përshpejtimit të shqyrtimit dhe procedimit të projektligjeve nga komisionet parlamentare, për miratim në Kuvend, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, mbajti sot mbledhje me kryetarët e komisioneve. Në mbledhje morën pjesë edhe nënkryetarët e Kuvendit: Xhavit Haliti e Sabri Hamiti.

Kreu i Kuvendit, duke dhënë një pasqyrë të legjislacionit të miratuar kohëve të fundit në Kuvend dhe atij që është në procedurë, shtroi nevojën e një përshpejtimi nga ana e komisioneve parlamentare, në shqyrtimin dhe procedimin e projektligjeve.

Kryetarët e komisioneve paraqitën të dhëna rreth ecurisë së punës për përmbushjen e detyrave dhe të obligimeve nga ana e komisioneve, në aspektin e shqyrtimit dhe procedimit të projektligjeve. Ata potencuan angazhimet e tyre për procedimin sa më të shpejtë të projektligjeve dhe miratimin e tyre në Kuvend.

Kryeparlamentari Krasniqi mbajti mbledhje me kryetarët e komisioneve parlamentare