Lajmet e fundit
Nga aktivitetet e Komisionit për Bujqësi...
, 19.07.2011
Në kuadër të aktiviteteve të planifikuara rreth gjendjes së bujqësisë, pylltarisë, mjedisit e të planifikimit hapësinorë në komuna, Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor i Kuvendit të Kosovës, i prirë nga kryetari, Nait Hasani, kanë vizituar Komunën e Ferizajt dhe të Vitisë.
Në Komunën e Ferizajt Komisioni u prit nga kryetari i Komunës, Bajrush Xhemajli dhe bashkëpunëtorët e tij, ndërkaq, në Komunën e Vitisë i priti drejtori i Administratës Komunale, Besim Halimi dhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari, Avni Misini, si dhe Alban Sokoli nga Drejtoria e Urbanizimit, Planifikimit dhe Mjedisit.
Gjatë kësaj vizite, Komisioni u njoftuan edhe me masën e zbatimit të ligjeve që bien në kompetencën monitoruese të Komisionit. Lidhur me këtë, Komisioni interesim të veçantë tregoi për nivelin e zbatimit të Ligjit për tokën, me ç'rast u informua hollësisht nga organet kompetente të komunave.
Me këtë rast, Komisioni vizitoi edhe Bifurkacionin e Nerodimes, rezervat special i natyrës i cili paraqet fenomen specifik në Evropë për shkak të derdhjes së një lumi në dy dete. Lidhur me këtë, Komisioni kërkoi kujdes më të madh nga organet komunale.
Po ashtu, në vazhdën e kësaj vizite, Komisioni vizitoi edhe Fermerin, Salih Salihu, gjatë fushatës së korrjeve shirjeve në Komunën e Vitisë.