Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi priti Kryesinë e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të luftëtarëve të UÇK-së

, 19.07.2011




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi ka pritur sot Kryesinë e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të luftëtarëve të UÇK-së, të drejtuar nga Xhevdet Qeriqi. Në takim është biseduar për gjendjen e rëndë ekonomike dhe sociale të kësaj kategorie të shoqërisë së Kosovës, si dhe për miratimin në afat sa më të shkurtër të Projektligjit për Vlerat e Luftës së UÇK-së. Ata i kanë konfirmuar z. Krasniqi se kanë marrë premtimin nga Qeveria e Kosovës se Projektligji do të arrijë në Kuvend gjatë kësaj jave.

Kryeparlamentari Krasniqi, pasi i dëgjoi grevistët për brengat dhe shqetësimet e tyre, u shpreh se i vjen keq për qëndrimin kaq të gjatë nën tenda, për të drejtat e tyre më se të ligjshme. Ai i ka ftuar Kryesinë e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së që ta ndërpresin grevën, duke iu premtuar se do të angazhohet për miratimin në kohë sa më të shkurtër të Projektligjit për Vlerat e Luftës së UÇK-së.

Kryeparlamentari Krasniqi priti Kryesinë e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të luftëtarëve të UÇK-së