Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për amendimin e Ligjit për zgjedhejt e përgjithshme në Republikën e Kosovës
, 20.07.2011
Komisioni për amendimin e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, i kryesur nga z. haki Demolli- kryetar, sot mbajti mbledhje ku e shqyrtoi propozimin e Grupit të punës në lidhje me çështjet e identifikuara në P/ligjin për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës.
Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të Komisionit, morën pjesë edhe përfaqësuesit e OSBE-së, ICO-së Ambasadës amerikane, USAID-it, ECLO-së, si dhe përfaqësuesit e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, KIPRED-it, NDI-së, IFES-ë dhe Demokracisë në veprim.
Kryetarja e Grupit të punës për amendimin e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, zonja Valdete Daka, në vazhdim theksoi se javën e kaluar ky Grup i punës, në qytetin e Durrësit, pati seminar pune, ku u identifikuan disa çështje kryesore në lidhje me amendimin e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës.
Ndër çështjet e identifikuara janë ato të kategorisë kushtetuese ku bien sistemi zgjedhor dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, korniza kushtetuese ku bien hartimi i Ligjit të ri zgjedhor, ndryshimi dhe plotësimi i ligjit ekzistues dhe përfshirja e legjislaturës tjetër në lidhje me çështjet zgjedhore, sistemi zgjedhor ku bien listat e hapura apo të mbyllura të votuesve, një apo më tepër njësi zgjedhore, censusi, si dhe parandarja e vendeve në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Njëherit, ndër çështjet e identifikuara janë edhe disa të tjera si p. sh. Listat e zgjedhësve, votimi me kusht, votimi jashtë shtetit, vëzhguesit, struktura e trupave drejtuese zgjedhore, si edhe vet fushata zgjedhore, fushata financiare e subjekteve politike, siguria e zgjedhjeve, procesi i votomit, procesi i numrimit të votave, procedurat ankimore dhe mekanizmat, si dhe sankcionet.
Në vazhdim të mbledhjes, me disa ndryshime dhe plotësime, anëatrët e Komisionit, njëzërit, miratuan Raportin e punës së këtij Grupi, për amendimin e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës.
Po në këtë mbledhje, u rezentua edhe informata në lidhje me debatet me qytetarë , të cilat në bashkëpunim me KIPRED-in i ATRC-në, janë mbajtur në Gjilan e Ferizaj, kurse deri në fund të muajit debate të tilla do të duhej të mbaheshin edhe në Pejë, Gjakovë, Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Shtërpcë dhe Mamushë.