Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi ngushëllon kryetarin e Parlamentit të Norvegjisë

, 25.07.2011




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i dërgoi një telegram ngushëllimi kryetarit të Parlamentit të Norvegjisë, z. Dag Terje Andersen, pas sulmit në afërsi të ndërtesës qeveritare në Osllo dhe vrasjes së të rinjve në ishullin Utoeya


Në telegramin e ngushëllimit të kryeparlamentarit Krasniqi thuhet:


I nderuar Zoti Dag Terje Andersen,


Me keqardhje dhe indinjatë të thellë mësuam lajmin për sulmin në ndërtesën qeveritare dhe vrasjen e dhjetëra qytetarëve në Oslo.

Në emër të Kuvendit dhe të popullit të Kosovës, si dhe në emrin tim, ju shpreh Juve shkëlqesi, familjeve të viktimave dhe popullit të Norvegjisë dhembjen e thellë dhe ngushëllimet e sinqerta për këtë tragjedi të rëndë.

Nëpërmjet kësaj letre dua t'ju siguroj se institucionet dhe populli i Kosovës e kanë përjetuar rëndë këtë ngjarje makabre dhe fuqishëm e dënojnë, si akt të shëmtuar dhe kriminal.

Ju lutem Shkëlqesi, pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

 

Kryeparlamentari Krasniqi ngushëllon kryetarin e Parlamentit të Norvegjisë