Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...

, 27.07.2011




Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme shqyrtoi dhe miratoi raportin me rekomandime të Projektligjit për kërkesat teknike për produkte dhe vlerësim të konformitetit.

Raportin me rekomandime e paraqiti kryesuesi i grupit punues, Hashim Deshishku.

Deshishku sqaroi se amendamentimi i këtij projektligji është bërë në konsultim të ngushtë me ekspertë të fushës përkatëse dhe faktorë tjerë relevant.

Pas shqyrtimit një për një të amendamenteve, kryetari i Komisionit Zenun Pajaziti e hodhi në votim atë, me ç'rast Komisioni e miratoi unanimisht dhe vendosi për procedimin e më tejmë të tij për miratimin final në Kuvend.

Po ashtu, në këtë mbledhje Komisioni shqyrtoi edhe Raportin për mbikëqyrjen e zbatimit te Ligjit për miniera dhe minerale.

Raportin para anëtarëve të Komisionit e paraqiti kryesuesja e grupit punues për implementimin e këtij projektligji, Sala Berisha - Shala.

Pas shqyrtimit të raportit, Komisioni vendosi ta miratoi atë, ndërkaq kërkoi nga grupi punues të formulojë rekomandimet për ministritë përkatëse.

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...