Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
, 26.07.2011
Në mbledhje e sotme të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të cilin e kryesoi Z.Goran Marinkoviq, kryetar i komisionit, u shqyrtuan dy projektligje: Projektligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve nr.04/L-015, me raportin dhe amendamentet e Komisionit funksional për legjislacion dhe Projektligjin për ndihmë juridike falas nr. 04/L-017, me raportin dhe amendamentet e Komisionit funksional për legjislacion.
Pas debatit gjithëpërfshirës, anëtarët e komisionit e përkrahën procedimin e mëtejshëm të këtyre dy projektligjeve për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës
Në mbledhje të komisionit, gjithashtu në rendin e ditës ishte edhe miratimi i Raportit me rekomandime në Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-47 për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve dhe të pjesëtarëve të tyre në Republikën e Kosovës. Lidhur me këtë, anëtarët e Komisionit nuk e miratuan Raportin, kështu që kjo pikë e rendit të ditës u shty për në mbledhjen e ardhshme të Komisionit.