Lajmet e fundit
Nga vazhdimi i seancës
, 29.07.2011
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë vazhduar sot me mbledhjen plenare të filluar dje, duke i shqyrtuar për herë të dytë dhe miratuar përfundimisht gjashtë projektligje.
Në funksion të përshpejtimit të punës për miratimin e projektligjeve, disa prej tyre me numër të madh amendamentesh, kryesuesi i seancës, nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, ka tumirë propozimin për votim me ngritje dore.
Projektligjet e miratuar në vazhdimin e seancës janë: Projektligji për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim, Projektligji për Kadastrën (raportin me rekomandime, në emër të Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, e ka paraqitur zv.kryetari i parë i këtij komisioni, Liburn Aliu), pastaj Projektligji për markat tregtare, Projektligji për dizajnin industrial, Projektligji për patenta, si dhe Projektligji për përdorim civil të eksplozivëve.