Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së

, 29.07.2011




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kryesuar nga Ahmet Isufi, kryetar i komisionit, u shqyrtuan dhe u përkrahën propozim-amendamentet e Projektligjit për Mbrojtje nga Fatkeqësitë Natyrore dhe fatkeqësitë tjera.

Me këtë rast anëtarët e Komisionit përkrahën në parim edhe Projektligjin për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike duke formuar një grup pune për amendamentimin e këtij projektligji.

Gjatë këtij takimi u shqyrtua dhe u përkrah me disa plotësime edhe propozim-vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me përcaktimin e përgjegjësive dhe procedurave të zbarkimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.

Anëtarët e Komisionit po ashtu në mbledhjen e sotme diskutuan edhe për gjendjen aktuale në Veri të Kosovës, ndërsa u dakorduan që të gjithë anëtarët të jenë të vëmendshëm për sa i përket zhvillimeve në veriun e vendit, duke kërkuar njëkohësisht që institucionet relevante të raportojnë në vazhdimësi në komisionin parlamentar për siguri. Me këtë rast ata theksuan se gjatë ditëve në vijim do ta ftojnë për raportim në komision ministrin e Punëve të Brendshme, z. Bajram Rexhepi për t'u informuar mbi gjendjen e sigurisë në veri të vendit.

Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së