Lajmet e fundit

Kryekuvendari Krasniqi priti ambasadorin e ri gjerman, Reichel

, 01.08.2011




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, ka pritur sot në një takim njohës ambasadorin e sapo emëruar të Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Ernst Reichel.

Duke i uruar mirëseardhje në Kosovë ambasadorit Reichel dhe përgëzuar për detyrën e re, Kryeparlamentari Krasniqi i ka vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, kontributin e ambasadorëve të mëhershëm gjerman në Kosovë për mbështetje gjithëpërfshirëse të Gjermanisë për proceset nëpër të cilat ka kaluar Kosova, e duke u shprehur i bindur se këto marrëdhënie do të thellohen edhe më, gjatë mandatit diplomatik z. Reichel në Kosovë. Krasniqi është shprehur mirënjohës për mbështetjen e shtetit gjerman për Kosovës, e në mënyrë të veçantë për bashkëpunimin e ndërsjellë institucional.

Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në të gjitha aspektet e zhvillimit, përfshirë edhe atë institucional, është shprehur ambasadorin e ri gjerman në Prishtinë, Ernst Reichel, duke shprehur angazhimin e shtetit të tij drejt tejkalimit të situatës në veri të Kosovës.

Kryekuvendari Krasniqi priti ambasadorin e ri  gjerman, Reichel